Qeveria e Maqedonisë dhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) do të jenë nikoqir të Samitit të parë digjital në Shkup, që i fillon punimet sot, njofton Telegrafi Maqedoni.
Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Këshillin për bashkëpunim rajonal, qeveritë tjerë të Ballkanit Perëndimor, Komisionin Evropian (KE) dhe Ministria Federale e Gjermanisë për Çështje Ekonomike dhe Energjetikë.
Në Samit do të marrin pjesë shefa të qeverive të Ballkanit Perëndimor, ministra përgjegjës për agjendën digjitale në qeveritë e Ballkanit Perëndimor, dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që marrin pjesë në Procesin e Berlinit, afaristë, akademikë, të rinj, etj.
Në samit do të ketë panel diskutime për ndërlidhje digjitale, integrim të ekonomive, përforcimin e sigurisë kibernetike, digjitalizimin e industrive, etj.
Samiti do t’i mbyll punimet në ditën e nesërme, 19 prill. /Telegrafi/