Sot fillon Kongresi i dytë i hematologjisë organizuar nga Shoqata maqedonase për hematologji, ku do të marrin pjesë rreth 25 ekspertë të njohur amerikan dhe evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Programi i kongresit është i përgatitur që të jetë nxitës dhe interaktiv, si edhe me përmbajtje edukative, që ka për qëllim përmirësimin e diagnostifikimit të hershëm dhe trajtimit të pacientëve me malinjitete hematologjike.
Shërbyesit shëndetësorë do të trajnohen për përfitimet nga terapia më e re për leukemia limfatike kronike dhe lomfoma indolete, përfshi lehtësimet nga këto terapi për pacientët dhe sistemin shëndetësor./Telegrafi/