Nën organizimin e Asociacionit maqedonas për zhvillimin e lojrave (AMZHL), nga sot e deri më 28 janar në Fakultetin për shkenca informatike dhe inxhinjering kompjuterik në Shkup, organizohet loja e pestë me radhë “Global Game Jam Macedonia”.
Pritet pjesëmarrja e mbi 300 lojtarëve dhe një publik prej mbi 2000 personash, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Global Game Jam është aktiviteti më i madh ndërkombëtar për krijimin e lojrave që mbahet njëherë në vit në më shumë lokacione në botë në formë të një mareatone 48 orëshe.
Qëllimi i saj është bashkimi i të gjithë krijuesve ose atyre që kanë dëshirë të krijojnë lojra dhe të nxitin kreativitet, bashkëpunim dhe eksperimentin.
Vitin e kaluar, Global Game Jam pati 36 mijë lojtarë, u mbajt në 702 lokacione në 95 vende dhe krijoi 7000 lojra./Telegrafi/