Ministria për Punë dhe Politika Sociale (MPPS) dhe UNICEF-i e kanë filluar fushatën “Secilit fëmijë i duhet familje”.
Fushata ka për qëllim të nxitë qytetarët të kujdesen për fëmijët pa prindër, që të mund të rriten në një rreth të sigurtë familjar dhe me dashuri.
Si qëllim tjetër është edhe mobilizimin e mbështetjes për të gjetur zgjidhje për kujdes në rreth familjar në nivel të bashkësisë, përballë kujdesit institucional.
Tani për tani, mbi 200 fëmijë, bebe deri tre vjeç, fëmijë me nevoja të veçanta dhe fëmijë të ndarë nga prindërit për shkak të keqtrajtimit dhe dhunës, janë nën kujdesjen e institucioneve të vendit./Telegrafi/