Telegrafi

Në Shkup është gjetur i vdekur një shtetas i Kroacisë

Më datë 21.07.2024 në ora 06:30 në SPB Shkupi është raportuar se në një dhomë hoteli në rrethinën e Gazi Babës është gjetur i ndjeri E.Sh (57) nga Kroacia, i cili ka qenë mysafir në hotel.

Mjeku i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore për autopsi./Telegrafi/