Telegrafi

Në Shkup diskutohet për reformat në përgjimin e komunikimeve

Në Shkup organizohet diskutim për reformat në përgjimin e komunikimeve që ka për qëllim të nxitë diskutim të gjërë publik për reformat e parapara në përgjimin e komunikimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Diskutimi duhet t’i mundësojë qeverisë që t’i identifikoj dhe tërheq pikat problematike në reformat e parapara, por edhe të nxitë diskutim te deputetët që në mënyrë aktive të përfshihen në modelimin e reformave, kështu do t’i mbrojnë interesat e qytetarëve që i kanë votuar.

Në aktivitet do të prezantohen pikat kyçe të ndryshimeve ligjore në sistemin e përgjimit të komunikimeve dhe do të shpalosen qëndrimet e përfaqësuesve të organizatave qytetare nëse reforma siguron mbrojtje të privatësisë së qytetarëve dhe nëse i plotëson kërkesat e BE-së./Telegrafi/