Site icon Telegrafi

Në Shkup diskutohet për punësimin e personave me nevoja të veçanta

Oda Ekonomike e Maqedonisë (OEM) dhe ”Polio Plus – lëvizja kundër hendikepit” do të realizojnë projektin ”Qendra për punësimin e presonave me hendikep”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas AIM-së, projekti është pjesë e Programit operativ për zhvillimin e burimeve njerëzore 2007-2013 në IPA programin.

Qëllimi kryesor i projektit është përfshirja më e madhe e personave me hendikep në tregun e punës përmes përmirësimit të aftësive të tyre, arsimit, cilësive që do të kontribuojnë për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.

Kompanitë do të njoftohen për përfitimet që do t’i kenë gjatë punësimit të personave me hendikep për t’u siguruar kushte të përshtatshme për integrimin e tyre të plotë./Telegrafi/

Exit mobile version