Koalicioni rural organizon sot prezantimin e rezultateve të projektit ”Ligjet janë, zbatimi mungon” që ka të bëjë me njohjen e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, do të diskutohet për nivelin e njohjes së këtij ligji nga bujqit, sa zbatohet, a janë të mira format organizative dhe mënyrat e pjesëmarrjes së bujqve në krijimin dhe vendimmarrjen publike të Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ujra.
Gjithashtu, do të prezantohen edhe rzultatet e tre analizave të realizuara në këtë sferë në gjashtë muajt e fundit. Projekti në fjalë mbështetet financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes IPA 2 Mekanizmit për organizata qytetare./Telegrafi/