Në Shkup dhe në pesë qytete tjera në rajon (Prizren, Sarajevë, Tiranë, Beograd dhe Podgoricë), prej 16 deri më 19 shkurt do të mbahet Festival ndërkombëtar i filmit britanik-PlayUK, i cili organizohet nga Këshilli britanik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
PlayUK do të hapet me ‘T2 Trainsporting’, ndërsa për katër ditë publiku do të und të ndjek dhjetë premiera. Do të shfaqen filmat artistik më të mirë bashkëkohor britanik dhe filma dokumentarë, njofton AIM.
Festivali në Shkup do të mbahet në bashkëpunim me Qendrën Kulturore për të Rinj. /Telegrafi/