Deri tani, Instituti për inxhinjeri dhe tërmete ka kryer vlerësimin e 71 objekteve banesore, masë e zbatuar kjo pas tërmeteve të fundit që kanë përfshirë rajonin e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë vlerësim janë përfshirë 16 çerdhe, 22 shkolla fillore, 8 shkolla të mesme, 1 fakultet, 5 shtëpi shëndeti, 1 gjykatë, 8 objekte administrative dhe 10 ndërtesa.
Ekipet e institutit edhe sot vazhdojnë me vlerësimin e e objekteve të rëndësisë jetike të qytetit, kurse për shtëpitë individuale, përgjegjësinë e kanë komunat.
Në numrin 195 qytetarët mund të paraqiten dhe të kërkojnë vlerësimin e qëndrushmërisë së objektit banesor, por jo edhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga dridhjet e tokës./Telegrafi/