Site icon Telegrafi

Në shkretëtirën e Kalaharit gepardi është miku më i mirë i njeriut

Ky është një gepard i cili së bashku me katër vëllezër dhe motra mbeti i pambrojtur pasi që para pesë vitesh gjuetarët ilegal vranë nënën e tij. Ata u morën nga anëtarët e fisit San dhe u dresuan aq mirë sa që mund t’i përkëdhelësh edhe nën mjekër.

Marlice van Vuuren (35 vjeçe) bëri një strehimore për këto kafshë që më 2007 dhe punësoi rreth 20 pjesëtarë të fisit, të cilët kujdesen për kafshët, ndërmjet tjerash edhe për gepardët, leopardët, luanët, qentë e egër etj.

Si këlysh, gepardët flinin në thasët për gjumë dhe luanin me minj të plastikës. Sot, kur kanë arritur moshën e pjekurisë, edhe më tutje vijnë në shtëpinë e Marlices për të parë televizorin, para se të nisen për gjueti. Është tragjike por gepardët janë një specie e rrezikuar, pasi në botë sot vlerësohet të kenë mbetur ndërmjet 12.000 deri në 15.000 kafshë të tillë në habitatin e tyre natyral.

As fisi San nuk numëron më shumë anëtarë, ka më pak se 35.000 banorë në Namibi. Askush nuk e di me siguri se sa janë të pranishëm gepardët dhe fisi San në këtë peizazh të bukur. Por një gjë është e sigurt, ata jetojnë në harmoni të plotë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version