Telegrafi

Në shkollë dukej si të gjithë fëmijët e tjerë, por jo, 12-vjeçarja ishte një kanibale (Foto)

Një nxënëse e akuzuar për vrasjen e tmerrshme kanibale të një të riu u ka thënë policëve se ajo gatuar dhe ngrënë zemrën e të riut dhe se i ka shijuar si “shumë e ëmbël”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vajza 12-vjeçare – e quajtur vetëm Valeria – përshkruan gjoja se si “truri i Alexander Popovich u bë shumë më i shijshëm”.

Viktima, Alexander Popovich, u gjet “i masakruar” në shtëpinë e tij

Policët në Rusi thonë se Valeria ka therur 21-vjeçarin dhe ka copëtuar trupin e tij në një vrasje të tmerrshme.

Ajo është arrestuar bashkë me Arkady Zverevin, 22 vjeç, sot i fotografuar për herë të parë.

Ndërkohë ai ka pranuar vrasjen e Popovich, dhe pranoi një marrëdhënie seksuale me vajzën e mitur.

Valeria dyshohet se e hapi barkun e Popovich, ndërsa ajo “gjithmonë donte të shihte se çfarë kishte brenda”.

Besohet se edhe vajza 12 vjeçare ka marrë pjesë në vrasje

Dhe, siç thotë policia, vajza e shqeu zemrën dhe copat e gjoksit të tij, të cilat i gatuante në një tigan dhe i hante.

Ndërsa Zverev pohon se ishte i pari që goditi Popovichin në një zënkë rreth qirasë.

Pasi dyshohet se ndihmoi të grisnin trupin e viktimës, Zverev u përpoq të ikte me të riun, por policia erdhi në banesë dhe i arrestoi ata.

Policët u alarmuan nga fqinjët që kishin dëgjuar zënkat dhe përleshjet.

Arkady Zverev ka pranuar rolin e tij në vrasje dhe ka një marrëdhënie me vajzën e mitur

Megjithatë, vajza është nën moshën e përgjegjësisë penale dhe nuk do të përballet me akuza, kanë thënë zyrtarët e zbatimit të ligjit.

Por Zverev, nga Siberia, Rusi, do të akuzohet për vrasjen dhe shpërbërjen e një kufome, si dhe krimet lidhur me seksin me një vajzë të mitur, shtuan zyrtarët e ligjit.

Është e panjohur se si dhe ku vajza u takua me djaloshin, por ajo ka postuar një mesazh në mediat e saj sociale duke thënë: “Unë e dua një person që gjuan njerëz”.

“Unë nuk do t’ia jap tjetër kujt, ai është vetëm imi. Nuk kam nevojë për askënd tjetër”.

Mediat gjithashtu shkruajnë se ajo në shkollë sillej si gjithë fëmijët e tjerë, por e kishte të vështirë të ulej e të mësonte, sidomos në matematikë.

Shkollën nuk e kishte qejf. Fqinjët thoshin që ajo dilte shpesh nga shtëpia natën e ndonjëherë nuk kthehej fare.

Veç këtyre është pohuar se i dyshuari më parë kishte një marrëdhënie me një vajzë tjetër të mitur, të quajtur Olga Semibokova, e cila vdiq pasi ra nga një dritare. /Telegrafi/