Telegrafi

Në Shkodër, dy persona me motor plagosin boksierin shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku boksieri i klubit Vllaznia, Nelson Hysa, është plagosur me dy plumba në trup tek ura Dervishbeg.

Dy persona me motor e kanë qëlluar boksierin sapo ka dalë nga berberi, raporton Panorama Sport.

Hysa thuhet se është jashtë rrezikut për jetën (Instagram)

Mësohet se Hysa i ka marrë plumbat sipër legenit dhe është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen autorët e kësaj plagosjeje, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.