Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku mbetën të vrarë me armë zjarri një çift bashkëshortësh.
Në vendin e quajtur “Rruga e gjerë”, brenda makinës së tyre u gjetën të pajetë burrë dhe grua. Berhan Bërçama 30 vjeç, mësohet që më herët të ketë qenë policë, por nuk ishte më në detyrë.
Në automjet ka qenë edhe fëmija i vogël i çiftit, vetëm 1 vjeç, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa marrë asnjë lëndim.
Vrasja dyshohet se ka ndodhur gjatë natës, por është mësuar nga mediat vetëm në orët e para të mëngjesit.
Çifti ndodheshin në një makine tip Benz me targe AA 006 HA
Ende nuk dihen motivet e ngjarjes ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës kur Breçani shërbente në Policinë e Shtetit