Një video seksuale ku ndodhet Muhammad Ali, është nxjerrë në shitje për 100 mijë dollarë. Në atë xhirim thuhet se shfaqet legjenda e boksit teksa u tregon femrave se sa “i madh” që është në të ashtuquajturat ndejat ‘gambo’ që organizoheshin pas meçeve të tij.
Ish- dashura e boksierit, Mensah, e cila është nga Louisiana, ndërsa tash jeton në Houston, thotë se filmin ia kishte dhënë një person i besuar i Ali.
“Askush nuk ka diçka të këtillë. Dua të përfitoj sa më shumë që mundem nga shitja. Muhammad nuk mund të shmangej nga një femër e bukur qoftë i martuar ose jo”, ka thënë 70-vjeçarja për Mirror.
Sipas saj, në ndejat ‘gambo’ merrnin pjesë pak meshkuj dhe dhjetëra femra. Krahas këtij xhirimi, ajo ka shkruar edhe një libër për jetën e boksierit të ndjerë.
Mensah u takua me Ali në vitin 1967 si 17 vjeçe dhe thotë se ka pasur aferë 20-vjeçare me legjendën, i cili asokohe ishte i martuar me gruan e dytë, Belinda Boyd.
“Ali gjithmonë më drejtohej mua si grua e tij me respekt të madh dhe jo si një aferë të fshehur”, ka thënë Mensah.
Vajza e saj, Kiiursti Mensah, thotë se e ka baba Muhammad Alin dhe do t’i nënshtrohet testit për ta dëshmuar këtë. Nëse rezulton e vërtetë, atëherë ajo do të jetë fëmija i dhjetë i ditur i boksierit që u varros të premten. /Telegrafi/