Telegrafi

Në shitje shtëpia me kufomën e pronarit

Vëmendjen e policisë e ka tërhequr çmimi i lirë për shtëpinë në lagjen e urbanizuar të Buenos Airesit, shkruan policia lokale. Ofertuesi për shtëpinë dykatëshe ka kërkuar 150.000 dollarë, që është një e treta e vlerës së saj të vërtetë.

Policia në shtëpi ka gjetur kufomën e mumifikuar të pronarit 86-vjeçar, i cili ishte vendosur i shtrirë në krevat. Autori i shpalljes është fqinji i të ndjerit, për të cilin është përkujdesur deri në vdekjen e tij natyrore, thuhet në raportin e mjekëve ligjor.