Telegrafi

“Në shitje podiumi i fituesit të Ligës Premier, i papërdorur” – tallje me përgatitjet që ishin bërë në Anfield në rast se Liverpooli e fitonte titullin

(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Titulli i Ligës Premier për sezonin 2018/2019 u vendos në javën e fundit të kampionatit anglez, me ç’rast Manchester City e fitoi me një pikë më shumë se Liverpooli.

Edhe pse gjasat ishin të vogla, gjithçka ishte e hapur dhe në rast se ‘Citizens’ do të barazonin ose humbnin nga Brightoni, Redsat do të shpalleshin kampionë.

Për këtë arsye edhe në Anfield ishte përgatitur një podium për fituesin eventual të Ligës Premier. Dhe meqenëse kjo nuk ndodhi, podiumi ka mbetur i papërdorur, ashtu që në rrjetet sociale nuk mungojnë talljet.

“Në shitje: Podiumi i fituesve të Ligës Premier për sezonin 2018/2019. I papërdorur. I mbledhur nga Anfieldi, Liverpul, L4 0TH”, shkruan në një postim të talkSPORT në Twitter.

Një prej komentuesve ka bërë një fotomontazh të lojtarëve të Liverpoolit “duke festuar titullin e nënkampionit” të Ligës Premier. /Telegrafi/