Vitin e kaluar, Volkswagen ka prezantuar një pjesë të modelit të ri, që është punuar me R-Line, kurse tani klientët kanë mundësi ta porosisin për ta blerë.
Në të gjithë makinën që është sportive dhe e përshtatshme për udhëtim familjar, janë vënë ndryshime kozmetike që e bëjnë më të dallueshme nga ato të mëhershmet.
Me formësimin R-Line janë përfshirë pjesa e përparme, anësoret, pjesët e ngritura mbi rrotë, si dhe dera e pasme.
Varësisht nga dëshira, klienti mund të kërkojë që edhe enterieri të ketë stilin e R-Line, që punohet nga ekspertët e kësaj fushe, por do të kushtojë më shumë.
Rrotat e kësaj makine me madhësi 43 apo 45 centimetra, janë të punuara nga ‘Salvador’ dhe kanë kualitet të lartë. /Telegrafi/