Site icon Telegrafi

Në shitje gazrat e konservuara të lopës

Stall Duft ose pordha e konservuar e lopës kështu i shtohet produkteve më bizare të tregut. Vetëm për 5 euro në faqen e internetit www.stallduft.de mund të porositet konserva me gazrat e pakëndshme të lopës. “Vetëm afrojeni hundën afër konservës dhe kënaquni me erën autentike të fshatit”, thuhet në reklamën e konservës.

Konservat janë të mbushura me erë nga ahuret e vjetra. Prodhuesit thonë se blerësit e ajrit të fshatit janë njerëzit që janë shpërngulur në qytet dhe dëshirojnë ta përkujtojnë erën e shtëpisë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version