Megjithëse kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi njoftoi se janë pastruar rrugët e malësisë së Tetovës, situata duket ndryshe në realitet.
Banorët e Shipkovicës kanë dërguar foto të rrugëve të fshatit, ku shihet qartë se rruga nuk është e pastruar nga dëbora që ka rënë në ditët e fundit.
Ata janë në pritje të intervenimit të ekipeve kujdestare që duhet të merren me pastrimin e rrugëve./Telegrafi/