Site icon Telegrafi

Në shikim të parë duken si fusha me lule, por janë krejt diçka tjetër – varreza të biçikletave (Video)

Nëse mendoni se janë pamje të filmuara në fushat me lule, atëherë gaboheni rëndë. Fjala është për varrezat e biçikletave në qytetin kinez Vuhan.

Përdorimi i biçikletës si mjet transporti në këtë vend është i zakonshëm, por edhe kompanitë që japin me qira biçikleta, megjithatë si rezultat i numrit të madh të tyre janë krijuar probleme tjera, transmeton Telegrafi.

Çdo banorë i Kinës përmes një aplikacioni të instaluar në telefonat e mençur mund ta marrin me qira një biçikletë (çmimi i qirasë është një yuan apo 0,15 dollarë amerikan për një orë), kurse ata që i marrin i lënë në vende të ndryshme.

Ky fakt ka bërë që shumë kompani të prodhojnë miliona biçikleta në ditë për të pushtuar tregun, ndërsa policia që shpesh i gjen të parkuara vend e pa vend i konfiskon dhe i dërgon në varreza të ndryshme.

Por, ajo çfarë është më shqetësuese është se në shumicën e rasteve bëhet fjalë për biçikleta të reja. /Telegrafi/

Exit mobile version