Telegrafi

Në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, ndizen qirinj për bashkatdhetarët që vdiqën në Kroaci

Janë ndezur qirinj në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin që ndodhi në Kroaci.

Këtë e ka bërë  të ditur kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se në këtë aktivitet morën pjesë shumë qytetarë.

“Në nderim të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, bashkë me familjen time, bizneset e qytetit tonë dhe qytetarë ndezëm qirinj në sheshin “Adem Jashari”, në Skenderaj”, shkroi ai.

Tutje, Jashari theksoi se në këto ditë të vështira e plotë pikëllim po solidarizohen me familjet që humbën më të dashurit e tyre si dhe u shprehu ngushëllime familjeve dhe shoqërisë.