Site icon Telegrafi

“Ne shënuam tre gola!”, Rangnick godet VAR-in pas barazimit të Man Utd me Burnleyn

Menaxheri Ralf Rangnick ka goditur ashpër VAR-in pas barazimit të Manchester United me Burnleyn të martën mbrëma në kuadër të Ligës Premier.

Djajtë e Kuq panë dy gola të anuluara në pjesën e parë në Turf Moor në barazimin 1-1 në kuadër të javës së 24-të.

I pari erdhi nga një pozicion jashtë loje i Harry Maguire, ndërsa i dyti u anulua pasi Paul Pogba u gjykua se kishte fauluar Erik Pieters.

Lexo po ashtu Man Utd nuk ia del ndaj Burleyt të pozitës së fundit

“Ne shënuam tre gola! Kjo është ndryshe nga e premtja. I dyti që u anulua, gjyqtari anësor akordoi faull, por 10 sekonda pas atij incidenti. Ky ishte një vendim shumë i butë, duhet të them”, ka thënë fillimisht Rangnick për BT Sport.

“Përsëri ne luajtëm një pjesë të parë të shkëlqyer. E kontrolluam dhe dominuam lojën. Shënuam tre golat, por dy u anuluan”.

“Në pjesën e dytë ne nuk ishim mjaft agresivë. Ishte e qartë se ata do të dilnin dhe do të ishin agresivë. Mënyra se si i lejuam ata të shënonin, ne nuk e mbrojtëm të gjithë situatën”.

“Ishte një natë zhgënjyese për ne, sepse duhet ta kishim fituar me lehtësi atë ndeshje”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Burley 1-1 Man Utd: Werghost dhe Fernandes më të mirët

“Ne shënuam tre gola në pjesën e parë, kështu që nuk mund të fajësoja skuadrën që nuk kishte një instinkt vrasës në pjesën e parë”.

“Në fund ishte gjithashtu një pyetje e vogël për fat. Një pikë për një performancë si kjo nuk mjafton”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/

Exit mobile version