Telegrafi

Në shenjë solidarizimi me viktimat e tërmetit në Shqipëri, Majk anuloi koncertin në Tetovë

Reperi i njohur i skenës shqiptare, Majk, është mjaft i kërkuar në mbrëmje dhe koncerte të ndryshme muzikore.

Ai dje pritej të performonte në Tetovë, teksa njoftoi se ka ndërprerë koncertin në shenjë solidarizimi me viktimat e tërmeteve në Shqipëri.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi të publikuar në llogarinë e tij personale, Instagram, i cili tregon se një pjesë të të hyrave të këtij koncerti i ka dhuruar për familjet e prekura nga tërmetet.

“Në shenjë solidarizimi me viktimat e tërmetit në Shqipëri, sot nuk munda të performojë në Tetovë edhe pse isha fizikisht aty për t’i respektuar fansat. Bashkëndjejë dhimbjen me familjarët dhe jam shumë i prekur nga kjo fatkeqësi”.

Lexo po ashtu Familja Vula ofron strehim dhe ushqim në Prishtinë për banorët e Thumanit dhe Durrësit

“Një pjesë e të hyrave të koncertit kam vendosur t’i dhurojë për familjet e prekura nga tërmetet në Shqipëri. Falënderoj të gjithë fansat për mirëkuptimin, dhe ju njoftojmë se do kthehem prapë për të performuar në një datë tjetër në Tetovë dhe se të gjitha biletat e blera sot do të jenë valide për datën tjetër”, ka shkruar mes të tjerash ai.

Majk (Foto: Instagram)

Në ndërkohë, forcat e shpëtimit dhe forcat speciale nga Kosova vijojnë kërkimet në zonën e Thumanës për të nxjerrë nga rrënojat banorët. /Telegrafi/