Telegrafi

Në shenjë solidarizimi me Ukrainën, koleksioni i Giorgio Armanit prezantohet në heshtje në Javën e Modës në Milano

Shfaqjet e modës në përgjithësi mund të zgjasin vetëm një mesatare prej pesëmbëdhjetë minutash, por kërkojnë përgatitje dhe planifikim të madh, nga prapaskenat e deri te sfilatat në pasarela.

Giorgio Armani për prezantimin e tij në pasarelë ‘AW22’ zgjodhi të braktiste muzikën dhe të shfaqte koleksionin e tij në heshtje të plotë.

Përderisa modelet zakonisht ecin në pistë me një kolonë zanore të kuruar, Armani donte të përcillte solidaritet me Ukrainën, duke pasur fuqinë e heshtjes të flasë vetë.

Kompania bëri një njoftim në rrjete sociale se nuk do të kishte muzikë, efekte zanore apo drita speciale për të zbukuruar koleksionin e tij të veshjeve.

Krijuesi 87-vjeçar tha se gjesti është menduar si një “simbol respekti për të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë ngjarje tragjike. Mesazhi më i mirë që mund të përcjellim tani është se nuk duam të festojmë asgjë, sepse ajo që po ndodh është shumë shqetësuese”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Java e Modës në Milano

Milano Fashion Week duhet theksuar se filloi më 22 shkurt dhe ishte paraparë të përfundonte në fund të këtij muaji. /Telegrafi/

Giorgio Armani (Foto: Getty Images)