Telegrafi

Në shenjë proteste, vrapon maratonën pa vendosur pecetë higjienike

Vetëm disa ditë para Maratonës së Londrës, asaj i erdhën mostruacionet. Por, edhe përkundër kësaj, ajo vendosi të mos vërë pecetë higjienike apo tampon.

Këtë veprim ajo e bëri që të tregoi dhe të ngritë vetëdijen, se “sa pak i kushtohet rëndësi menstruacioneve dhe femrave që janë duke e kaluar periodën”.

“Nuk mund t’i thuhet një vrapuesi të maratonës, që të pastrohet” ka thënë Gandhi, duke shtuar se “të gjithë le të shohin se çfarë i ndodhë një femre gjatë periodës”.

“Shoqëria pretendon se menstruacionet nuk ekzistojnë dhe femrat e mbajnë këtë tabu” ka thënë ajo, pasi e ka përfunduar maratonën, e përlyer në mes të këmbëve. /Telegrafi/