Site icon Telegrafi

Në shenjë hakmarrjeje, një grua vendosi eksploziv para banesës së ish të dashurit të saj në Angli

Lorraine Mary Talbot është dënuar me gjashtë vite burgim pasi shpërtheu një eksploziv para derës së banesës së ish të dashurit të saj në Northampton të Anglisë.

Për shkak të lëvizjes së saj të pamatur, gruaja ka rrezikuar jetën e njerëzve, dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Fillimisht Lorraine u përpoq të fuste eksplozivin në kutinë postare, por kur e kuptoi se nuk mund ta bënte, vendosi ta linte para derës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ajo është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, dhe pak sekonda më vonë eksplozivi ka shpërthyer, duke shkaktuar dëme të shumta.

Fatmirësisht, ish i dashuri i saj nuk ndodhej aty në momentin e shpërthimit.

Kur zjarrfikësit kanë hyrë në banesë, kanë gjetur një mbishkrim në mur që thoshte se “Ky apartament mund të digjet në ferr”.

Lorraine u deklarua fajtore, dhe u dënua me gjashtë vite burgim me mundësi lirimi me kusht pas katër vitesh. /Telegrafi/

@dailymirror Woman bIew up ex’s front door after scrawling ‘burn in hell’ on the wall #dailymirror #breakingnews #exboyfriend #fyp #crime #police ♬ original sound – Daily Mirror
Exit mobile version