Përplasjet e tmerrshme mes majmunëve dhe qenve bëjnë kërdinë në një qytet në perëndim të Indisë.
Kjo ka rreth një muaj që po vazhdon dhe vendasit nuk po e shohin fundin.
Qyteti indian i Majalgaon është skena e përleshjeve të tmerrshme midis majmunëve dhe qenve.
Dogs and monkeys in India pic.twitter.com/xpthovWPRw
— WhatsApp University🎓 (@PunnyBhaiya) December 18, 2021
Sipas mediave lokale, rreth 250 qen kanë ngordhur tashmë në këtë ‘masakër’, të tërhequr zvarrë mbi çatitë e ndërtesave ose në majat e pemëve dhe më pas janë hedhur poshtë.
Fshatarët besojnë se “është një hakmarrje e majmunëve, pasi qentë vranë një nga foshnjat e tyre”.
I pyetur nga Newsweek, një specialist i sjelljes së primatëve beson se kjo tezë është e besueshme.
“Ne kemi zbuluar se kur një majmun sulmohet, probabiliteti që ai të sulmojë një kafshë të lidhur me sulmuesin e tij është më i lartë”, shpjegon Stephanie Poindexter.
Sipas banorëve, disa primatë kanë pësuar në këto përleshje, por numri i të ngordhurve është jashtëzakonisht i rëndë nga ana e qenve. /Telegrafi/