Në Shaanxi të Kinës, një ekskavator e ka shtyrë një veturë derisa ka ndaluar te shtyllat elektrike dhe më pas e ka goditur disa herë.
Për pasojë, një udhëtar që ishte brenda, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë e kanë filmuar ngjarjen, kur makina gjigante që përdoret në ndërtimtari, e ka qëlluar pjesën anësore të automobilit të bardhë. Nga aty ka dalë shoferi, por jo edhe udhëtari që ishte me të.
Sipas dëshmitarëve të rastit, shoferi i ekskavatorit e ka kryer këtë veprim, sepse nuk ishte paguar për një punë që ia kishte kryer këtyre dy personave. /Telegrafi/
https://youtu.be/Mxf-F3NImTE