Në shenj respekti ndaj vrasjes në mënyrë mizore të burrit me ngjyrë, George Floyd në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara, mijëra protestues kundër dallimeve racore, i kanë mbushur sheshet kryesore në Londër.
Ata janë ulur në njërin gju, ndërsa mbajtën një minutë heshtje, si pjesë e protestave të organizuara nga “Black Life Matters”, transmeton Telegrafi.
“Britania e Madhe nuk është më pak fajtore”, ka qenë një prej sloganeve të shumta, ku kërkohej drejtësi dhe të mos ketë dallime racore.
Që kur Floyd u vra nga një polic më 25 maj, nuk kana ndaluar protestat kundër padrejtësive që po iu bëhen njerëzve me ngjyrë, si dhe brutalitetin e policisë në raport me ta.
Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytete tjera të Britanisë së Madhe, për t’ju bashkuar lëvizjes globale për të drejtat e komunitetit me ngjyrë dhe të drejtave të tyre. /Telegrafi/