Telegrafi

Në SHBA shkon në 21 numri i të vdekurve nga coronavirusi

Coronavirusi vazhdoi shtrirjen e tij vdekjeprurëse në të gjithë SHBA-në të dielën ndërsa numri i viktimave u ngjit në 21, me më shumë se 500 raste të konfirmuara.

Vdekjet e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin dy në Florida dhe një në Kaliforni, transmeton Telegrafi.

Në Milano, Itali, rrugët dhe dyqanet ishin bosh, pasi qeveria bëri një bllokim total të qyteti si rezultat i rritjes së madhe të copronavirusit.

Numri i vdekjeve në Itali u rrit në 366 të dielën, dhe më shumë se 7.300 infeksione janë konfirmuar. Kryeministri Giuseppe Conte nënshkroi dekretin që prek të paktën 15 provincat që janë shtëpia e më shumë se një e katërta e 60 milionë njerëzve të Italisë.

Ndikimi arriti edhe më thellë në vend. Në Romë, Vatikani njoftoi të dielën se do të mbyllë muzetë e saj deri në 3 prill. /Telegrafi/