Site icon Telegrafi

Në SHBA kryhet transplantimi i dy zemrave të derrit të modifikuara gjenetikisht

Një ekip i shkencëtare në Shtetet e Bashkuara që transplantuan zemrën e derrit të modifikuar gjenetikisht në fillim të këtij viti, kanë arritur të realizojnë edhe dy ndërhyrje të tilla.

Në janar David Bennett, 57-vjeç, u bë njeriu i parë në botë që mori një zemër derri të modifikuar gjenetikisht, transmeton Telegrafi.

Para kësaj ndërhyrje kirurgjike janë transplantuar veshkë derri, por pacientët pësonin sulm në tru.

Organet i ka siguruar Revivicor që përdor një inxhinieri gjenetike për heqjen e gjeneve të caktuara, me qëllim që të zvogëlohet rreziku u dështimit të transplantimit të organit dhe organi të jenë më i pranueshëm për sistemin imunitar të njeriut.

Pas janarit, janë publikuar edhe dy transplante të zemrës së derrit, një në qershor e tjetra në korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version