Site icon Telegrafi

Në SHBA ishte caktuar data e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës – ja si e përshkruan ngjarjen Hajredin Kuçi (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, në “Personale” të TV Dukagjinit ka treguar detaje rreth shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Sipas Kuçit, ai, kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, si dhe presidenti i atëhershëm, Fatmir Sejdiu ishin nga personalitetet të cilët që në dhjetor të vitit 2007 e kanë ditur datën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

“Së bashku me ish-presidentin Fatmir Sejdiu si dhe me ish-kryeministrin Hashim Thaçi, e dinim datën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës që nga dhjetori. Në një vizitë që kishim në SHBA na është thënë se do të mund ta shpallnim më 17 shkurt pasdite ose 18 shkurt para dite. Kërkesa e kryeministrit Thaçi ishte që ta bënim më 17 shkurt, pasdite”, ka rrëfyer Kuçi.

Ai gjithashtu ka treguar edhe rreth emocioneve të përjetuara në ditën e shpalljes së Pavarësisë, si dhe rreth asaj se kush ka qenë personi i parë që e ka uruar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=uG_GyGgEoJY

https://www.youtube.com/watch?v=hOUMpBLaSmQ

Exit mobile version