Site icon Telegrafi

Në Sevillë kanë harruar se Ramos ka qenë lojtar i tyre, fotot që tregojnë momentet aspak të këndshme për spanjollin (Foto)

Sergio Ramos ka pasur një mbrëmje të mirë në aspektin sportiv, por jo në atë emocional.

Mbrojtësi shënoi një penallti së stilin ‘panenka’ në barazimin 3-3, ndërsa nga minuta e parë u fye në baza familjare.

Lexo po ashtu Real Madridi ka 40 ndeshje pa humbje, por këto janë tetë rikthimet e jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe (Video)

Ai u gjuajt edhe me shishe, ndërsa pas ndeshjes ai iu përgjigj tifozëve se Sevilla do të jetë gjithmonë shtëpia e tij, pasi aty e ka nisur karrierën si futbollistë.

Festa e Ramos pas golit dhe reagimi i tifozëve

“Unë nuk kam treguar mos respekt për askënd. I kërkova portierit Soria të më fal, për këtë nuk duhet të fajësohem”.

Lexo po ashtu Reali 240 ditë pa humbje, synon rekordin e Juventusit

“Nuk jam me ata fansa që ma shajnë mamanë nga minuta e parë. Ky vend do të jetë gjithmonë shtëpia ime, pa marrë parasysh që disa njerëz nuk e kuptojnë më fishkëllejnë, dhe ma shajnë mamanë.

Ai u gjuajt edhe me shishe

“Kam ardhur në këtë stadium ndër vite, por asnjëherë nuk jam pritur sikurse të tjerët”.

“Duam të pritem ndryshe e jo kështu. Lojtarë si Dani Alves dhe Ivan Rakitic, priten si zotë këtu”, ka thënë Ramos.  /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=LMrDUY1bTdk

Exit mobile version