Telegrafi

Në serialin vizatimor për fëmijë “Peppa Pig” prezantohet për herë të parë një çift i të njëjtës gjini

(Foto: Screenshot/Peppa Pig)

Seriali vizatimor për fëmijë “Peppa Pig” ka shfaqur për herë të parë një çift të të njëjtës gjini.

Gjegjësisht, në episodin që u transmetua të martën në televizionin britanik, Channel 5, një ari polar i quajtur Penny deklaroi se ka dy nëna.

“Unë jam Penny Polar Bear. Unë jetoj me dy nëna. Njëra është mjeke dhe tjetra gatuan spageti. Më pëlqejnë spageti”, ka thënë ajo.

Penny dhe nënat e saj (Foto: Screenshot/Peppa Pig)

Në vitin 2019 ishte nisur një peticion për përfshirjen e një çifti të të njëjtës gjini në këtë serial vizatimor, ndërsa ishin mbledhur gati 24 mijë nënshkrime.

Anëtarët e komunitetit LGBT e quajtën Peppa Pig një ikonë homoseksuale pas publikimit të albumit të me këngën “Rainbow, Rainbow” (“Ylber, ylber”). /Telegrafi/