Ish-drejtoresha e Agjencisë për film, Mimi Gjorgovska-Ilievska, ka vendosur aneks në kontratën bazë për financim të serialit “Maqedonia” në produksion të “Jadran film”, me çka e ka rritur çmimin e projektit për 62 për qind. Përveç kësaj, me vendosjen e aneksit në kontratën bazë, numri i episodeve të serialit është zvogëluar nga 130 në 80.
Policia financiare e ngarkon Gjorgovska-Ilievskën për keqpërdorim të autorizimeve zyrtare dhe sot ngriti padi penale te Prokuroria publike për krim të organizuar dhe korrupsion.
Sipas drejtorit të Drejtorisë për polici financiare, Arafat Muaremi, dëmi i shkaktuar si pasojë e këtij keqpërdorimi është mbi një milion euro.
“E dyshuara ka nënshkruar aneks kontratë me të cilën ka kryer ndryshim të kontratës bazë për financim të projektit për serialin “Maqedonia” në vlerë prej 238 denarë. Përveç kësaj, ka ulur numrin e episodeve nga 130 në 80, kjo duke mos krijuar ulje të çmimit të përgjithshëm të projektit, por rritje prej 62 për qind”, tha Muaremi./Telegrafi/