Telegrafi

Në Serbi vazhdojnë protestat kundër Vuçiqit

Me moton ” 1 nga 5 milionë – stop këmishave të përgakura” mijëra njerëz demonstruan në kryeqytetin serb të shtunën, në javën e 12-të të protestës kundër presidentit Aleksandar Vuçiq.

Marshuesit ndoqën të njëjtën rrugë në Beogradin qendror përpara se të marshonin në selinë e Televizionit Shtetëror.

Përfaqësues të opozitës dhe shoqërisë civile, në fjalimet e tyre, akuzuan presidentin serb Aleksandar Vuçiq për shkeljen e lirive të fituara demokratike.

Lëvizja marshon nën flamurin “1 nga 5 milionë”, që është referencë për një koment të bërë nga Vuçiq në dhjetorin e kaluar, kur u zotua se nuk do të tërhiqet kurrë, edhe nëse 5 milionë njerëz do të dalin në rrugë.

Protesta kundër Vuçiqit janë organzuar edhe në disa qytetet të tjera të Serbisë.

Protestat filluan pasi një politikan opozitar u rrah nga banditë nëntorin e kaluar.