Telegrafi

Në Serbi së shpejti më shumë pensionistë sesa të punësuar

Punëtorët në Serbi nuk mund të fitojnë sa duhet që t’i mbulojnë nevojat e Fondit pensional, prandaj shteti subvencionon 40 për qind të nevojave të tyre.

Sipas parashikimeve, pensionistët mund ta tejkalojnë numrin e të punësuarve, tashmë pranverën e ardhshme.

Momentalisht në Serbi ka 1.6 milionë pensionistë dhe 1.85 milionë punëtorë.