Site icon Telegrafi

Në Serbi rezultojnë pozitiv me COVID-19 edhe 426, humbin jetën tetë persona gjatë 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 426 raste të reja me COVID-19, derisa 8 persona tjerë kanë humbur jetën nga coronavirusi.

Nga 11.521 të testuar, 426 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar, gjatë një konference për media, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, është bërë e ditur se në respiratorë janë duke u trajtuar 205 pacientë, e numri i përgjithshëm i të testuarve deri më tani ka shkuar në 580.271.

Ndryshe OBSH ka bërë thirrje që të respektohen masat mbrojtëse siç është mbajtja e distancës sociale si dhe maskat mbrojtëse, që tashmë janë bërë obligative. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version