Komisioni Zgjedhor në Serbi ka thënë se 50.32 për qind e qytetarëve kanë marrë pjesë në zgjedhjet që janë mbajtur të dielën.
Rezultatet u publikuan bazuar në 70.57 për qind të vendvotimeve të numëruara.
Sipas Komisionit Zgjedhor 2,122,773 votues morën pjesë në zgjedhje.
Më së shumti vota për parlamentin serb ka fituar Partia Progresiste Serbe e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq e cila ka marrë 61.59 për qind apo 191 mandate në parlament.
Ajo është pasuar nga koalicioni i Partisë Socialiste të Serbisë dhe Serbisë së Bashkuar me 10.37 për qind të vitave (32 mandate).
Pragun zgjedhor e ka kaluar edhe Lidhja Patriotike Serbe duke fituar 3.64 për qind të votave (11 mandate).
Në parlament do të përfaqësohet edhe partite e pakicave. Lidhja e hungarezëve të Vojvodinës (2 mandate), lista e Muamer Zukorliqit (2 mandate), lista e Sulejman Ugljaninit (2 mandate dhe koalicioni i partive shqiptare (2 mandate), transmeton REL.
Në Serbi, mbi 6,5 milionë banorë kishin të drejtë vote që të zgjedhin parlamentin e ri prej 250 deputetësh. Ata po ashtu votuan për përbërjen e re prej 120 anëtarësh të Kuvendit të krahinës autonome të Vojvodinës si dhe për udhëheqjen lokale -167 sosh.
Në tri komunat jugore të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për herë të parë, pesë partitë shqiptare garuan në një listë të përbashkët.