Telegrafi

Në Serbi i përkulen të madhit Fadil Vokrri: Legjendë që pati kualitete të çmendura, faleminderit dhe u prehsh në paqe

Fadil Vokrri është i pakontestueshëm si legjendë e futbollit shqiptar të Kosovës, por tri vitet e kaluara të tij te Partizani i Beogradit, nuk kanë lënë pa lëvizur as klubi serb dhe komuitetin e futbollit nga shteti fqinj.

Në Beograd vdekja e papritur e Vokrrit është pritur si lajm shokues, që ka trishtuar komuniteti e futbollit, në veçanti klubin dhe tifozët e Partizanit të Beogradit.

Në një komunikatë zyrtare të klubit të Partizanit, Vokrri falënderohet për kontributin.

“Fadil, pusho në paqe, shumë faleminderit. Lavdi”, shkruan në komuikatën zyrtare të Partizanit.

Në raportin e publikuar nga B92, Fadil Vokrri cilësohet si futbollist me kualitete të çmendura, të pakompromis ndaj kundërshtarëve, i cili gjatë tri viteve shfaqi performanca fantastike për klubi beogradas.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Fadil Vokrrit

Më tej komukatën e Partizanit vërshuan komentet e tifozëve serb, që ndryshe nga rastet tjera, tash ikonën e futbollit kosovar e cilësojnë si një legjendë.

“Çfarë lojtari ka qenë. U prehsh në paqe”, shkruan në një nga komentet.

Komentet në faqen zyrtare të Partizanit. Foto: https://www.instagram.com/partizanbelgrade/

“Pusho në paqe legjendë Fadil Vokrri. Ke shkruar historinë tonë”, shkruan një komentues tjetër serb në vetëm disa prej shumë komenteve pozitive për Vokrrin.

Komentet në faqen zyrtare të Partizanit. Foto: https://www.instagram.com/partizanbelgrade/

Fadil Vokrri ishte pjesë e Partizanit nga viti 1986 deri në vitin 1989 dhe me klubin serb fitoi një titull të kampionit të ish-Jugosllavisë dhe Kupën e Jugosllavisë që atë kohë quhej Kupa Marshall Tito në vitin 1989.

Fadil Vokrri vdiq sot pas një komplikimi shëndetësor në postin e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK). /Telegrafi/