Sipas raportit më të fundit të publikuar nga ministria e Shëndetësisë në Serbi, numri i personave të konfirmuar me COVID-19 në këtë vend ka shkuar në 1.908, derisa 51 tjerë kanë humbur jetën.
Ditëve të fundit në Serbi numri i të prekurve me coronavirus është duke u rritur dita ditës, kurse deri më tani mbi 7.300 persona kanë bërë testin e COVID-19, transmeton Telegrafi.
Si masë preventive për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të coronavirusit, në Serbi është ndaluar lëvizja e qytetarëve nga ora 17:00 deri në 5 të mëngjesit, kurse gjatë vikendit nga ora 15:00 deri në 5.
Qeveria e këtij vendi gjithashtu ka mbyllur kufijtë e saj, kurse transporti urban është ndalur përkohësisht. Të drejtë lëvizje kanë vetëm ata persona që posedojnë leje të veçantë, që dëshmojnë se duhet të shkojnë në punë. /Telegrafi/