Përderisa ditën e martë shefi i grupit të përfaqësuesve të Lëvizjes Dveri, Boshko Obradoviq, gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë ka kërkuar që të pranohet rezoluta e lëvizjes së tij, rreth “mbrojtjes së Kosovës”.
Me këtë rast, ai kishte treguar edhe treguar një gur të madh, të cilin siç ka thënë e ka sjellë nga Kosova.
E përderisa ai është marrë me gurin, në një mbledhje të sotme në Serbi, ka ndodhur një “incident” tjetër që ka të bëjë gjithashtu me Kosovën.
Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për deputetët e opozitës të cilët shprehën kundërshtimet e tyre në lidhje me Listën Serbe, pasi që sipas tyre, kjo parti ka hyrë në koalicion me “kriminelin e luftës”, Ramush Haradinajn.
Me këtë rast, Milijan Damajnoviq nga Partia Radikale Serbe, ia ka hedhur në tavolinë flamurin e Kosovës, Milovan Drecunit, i cili është kryetar i Komisionit Parlamentar për Kosovën.
Këtë, siç thuhet më tej, ai e ka bërë duke i thënë atij që t’ia dërgojë drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë, Marko Gjuriq. /Telegrafi/