Ekspertët e eksplozivëve, kanë çaktivizuar një bombë e cila i përkiste Luftës së Dytë Botërore.
Ky mjet shpërthyes, është gjetur para një muaji në njërën nga punishtet e selisë qendrore të Volkswagen, që ndodhet në Wolfsburg të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.
Reuters raporton se bomba e rëndë 250 kilogram, është siguruar mirë dhe më pas është bërë çaktivizimi i detajuar.
Në mënyrë që të mos ketë të lënduar në rast shpërthimi, është dashur të evakuohen 700 persona nga Sandkamp, një distrikt që ndodhet afër fabrikës.
Policët, zjarrfikësit, autoambulancat dhe disa organizata të sigurisë kanë qenë në afërsi, por për fat të mirë nuk është nevojitur intervenimi i tyre, sepse gjithçka ka shkuar sipas planit.
Nuk dihet si ka mbetur kjo bombë gjigante në fabrikën e automobilave, dhe nuk është vërejtur për tërë këto vite.
Ndryshe, afër këtij mjeti të papërdorshëm lufte, tani prodhohen veturat Golf Tiguan dhe Touran. /Telegrafi/