Site icon Telegrafi

Në Selanik prezantohet kultura e Maqedonisë

Kultura e Maqedonisë është prezantuar në qytetin e Selanikut, përmes poezisë së lexuar nga Vllada Urosheviq dhe etnogrupit muzikor maqedonas ”Ljubona”, në festivalin ”Ballkan Fest”, ku Maqedonia u prezantua si vend nderi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Që të dy aktivitetet kanë kaluar në atmosferë pozitive dhe pa ndonjë pengesë nga ana e publikut që ishte në numër, që tregon se shkëmbimi kulturor ndihmon që të dy vendet të njihen ende më mirë dhe të ndërtohen ura besimi, bashkëpunim dhe njohje e ndërsjellë e e penguar nga problemet politike.

Ky aktivitet u organizua nga konzullata e Maqedonisë, në bashkëpunim më atë të Francës dhe të Shqipërisë, në kuadër të muajit të frankofonisë që mbahen në tërë Evropën./Telegrafi/

Exit mobile version