Site icon Telegrafi

‘Në sektorin e minierës pritet vit i suksesshëm’

Sektori i minierave me sukses e ka përfunduar vitin 2016 edhe krahas të gjitha sfidave, ndërsa të ngjashme janë edhe parashikimet edhe për vitin në vijim 2017. Do të punojnë të gjitha kapacitetet prodhuese, Zletovë, Sasa, Topanicë dhe Buçim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç vlerësoi sot AMM, FENi ngadalë mund të fshihet nga potencialet e minierave, ndërsa lllovica këtë vit nuk do të funksionojë.

AMM mbetet në kërkesat që të përgatitet strategji për minierën deri në vitin 2025 dhe të vendoset rregull në dhënien e konçesioneve për guroret. AMM gjithashtu paralajmëroi edhe për gërmimet pa leje të rërës nëpër lumenjtë dhe lokacionet ku ndërtohen banesa dhe objekte të tjera.

Prodhimtaria industriale në sektorin e minierave dhe nxjerrja e gurëve në periudhën janar-nëntori 2016 ka shënuar rënie prej 16.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2015, ndërsa tek rritja e jometaleve prej 18.2%.

Në minierë tek ne janë punësuar rreth 13 mijë persina, ndërsa paga mesatare neto (në Buçim) është 450 euro. /Telegrafi/

Exit mobile version