Telegrafi

Në sekondën e fundit dolën tre persona, momenti kur treni godet veturën në Dallas

Tre persona në momentin e fundit u larguan nga vetura që kishte ngecur në binarë në Dallas.

Pasi që arritën të dalin, filluan të vrapojnë, kurse treni goditi veturën që ishte në binarë pasi laurat në të dyja anët ishin mbyllur, transmeton Telegrafi.

Në video shihet një person i rritur dhe një fëmijë që ikin nga vetura, derisa pak sekonda më pas largohet një person tjetër i rritur.

Tërë kohën dëgjohet boria e trenit që i paralajmëron për rrezikun e përplasjes.

Në anën tjetër, policia në Teksas ka njoftuar se nuk ka patur të lënduar në këtë aksident. /Telegrafi/