Në Gjykatën Penale të Shkupit sot duhet të mbahet seancë e re për rastin ‘Haraçi’ ku të akuzuar janë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe ish-kryeprokurorja, Katica Janeva.
Sipas njoftimeve, sot duhet të përfundojë dhënia e dëshmive materiale të Prokurorisë, ndërsa nga nesër fillon edhe dëgjimi i dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja e Jovanovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Te dëshmitë sot që do të nxirren pritet të dëgjohen bisedime të siguruara nga Prokuroria.
Prokurorinë për rastin ‘Haraçi’ e përfaqëson shejfa e Prokurorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vila Ruskovska./Telegrafi/