Kameramani i RTV21, gjatë kryerjes së detyrës së tij në Gjykatën Penale në Maqedoni, sot është ndaluar nga policia.
Po ashtu së bashku me kameramanin e TV21 është ndaluar edhe fotoreporteri i Indeksonline.
Rreth këtij rasti foli kryeredaktori i TV21, Fatmir Aliu i cili këtë rast e quajti incident të pakëndshëm për mediat. Kameramani i ndaluar i TV21 Ibrahim Mahmuti dhe fotoreporteri i Indeksonline, Blerim Uka treguan për TV21 se si ishin ndaluar nga policia maqedonase.
Rreth ndalimit nga policia maqedonase të fotoreporterit të Indeksonline ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës të cilët e kanë dënuar këtë rast./21Media/