Në sandviç gjeti edhe “mish” insekti që shkakton infeksione (Foto)
Kushtrim Gacaferri
Emma Smith e ka blerë një sandviç në dyqanin e McDonald’s-it që ndodhet në Devon të Anglisë, për ta ngrënë gjatë pauzës së punës.
Por, 28-vjeçarja është tmerruar kur ka kafshuar diçka të dyshimtë në te, transmeton Telegrafi.
“E nxora menjëherë nga goja, kur pash se ishte një molë që mund të më infektonte”, ka thënë Smith lidhur me rastin.
Insektin e ngordhur ajo e ka dërguar me një zarf te zyrtarët e kompanisë, të cilët kanë thënë se do të bëjnë hetime që të zbulojnë si përfundoi në ushqim. /Telegrafi/